NgaREXHEP MEIDANI
Qe prej gati nje muaji politika e analiza por dhe institucionet shqiptare u perplasen me dite dhe jave per te ndertuar argumente pro e kunder per nje fare puci apo grushti shteti me 21 janar. Per kete u sajua dhe nje komision hetimor bile me urgjence nate dhe pa pjesemarrje te opozites. Dhe e gjitha kjo edhe pse realiteti objektiv jo vetem i brendshem por dhe i jashtem deshmonte teresisht te kundert Pra e gjitha kjo e klasifikuar si gjoja puc me perfshirje segmentesh teper te rendesishme brenda shtetit eshte thjesht nje tentative per te hedhur sadopak tym mbi ngjarjen tragjike te vrasjes se
kater qytetareve apo te plagosurve te tjere me arme zjarri Nderkohe qellimi i ketyre rreshtave eshte per te ndergjegjesuar ata qe duhet te ndergjegjesohen mbi te gjitha per te hedhur poshte - behet fjale per dukurine e paranojes- qe qarkullohet diku me ze diku pa ze midis nderkombetareve. Kjo edhe pse ka shume gjasa qe ai realitet pucist te mos gjendet as ne qelizat e hirta qe e kane prodhuar apo mbrojtur ate. Ndoshta me perjashtim te ndonje te zjarrti brenda apo jashte komisionit hetimor qe flet per grusht shteti pa e ditur fare ceshte ai...
Por ceshte puci
apo grushti i shtetit
Sipas percaktimit puci putsch apo grushti i shtetit coup dtat eshte nje komplot apo perpjekje sekrete e ekzekutuar me shpejtesi. Qellimi kryesor eshte largimi ekstra-legal i qeverise zakonisht nga nje grup i vogel brenda nderteses shteterore ekzistuese. Te tille jane zakonisht ushtarake qe synojne te zevendesojne qeverine nga nje trupe tjeter civile ose ushtarake. Nje grusht shteti quhet i arrire kur kolpistet pas marrjes se kontrollit politik ne te gjithe vendin e rindertojne pa vonese legjitimitetin ose nepermjet struktures legjislative ekzistuese ose nepermjet nje procesi te ri zgjedhor. Sidoqofte nje grusht shteti nuk lidhet patjeter me levizje manifestime e nderhyrje masive ose akoma me nje force te konsiderueshme te tipit ushtarak.
Ne fakt prania e ketyre shfaqjeve te forces se drejtperdrejte e ben me te lehte marrjen e pushtetit. Po ne mungese te tyre Ne keto raste pa dyshim fuqia e goditjes vjen nga vete shteti. Prandaj me te drejte nje teoricien i njohur i grushtit te shtetit Lutvak Edward Luttwak thekson se nje grusht shteti perben nje infiltrim te nje segmenti te vogel por kritik te aparatit shteteror qe perdoret per te zevendesuar qeverine prej kontrollit ekzistues. Duke e permbledhur grushti i shtetit ne pikepamje terminologjike eshte nje marrje e shpejte pushteti jo me mjete legjitime nga nje grup relativisht i vogel i mire-organizuar drejtuesish politike ose ushtarake i shoqeruar shpesh me arrestime te papritura ose vrasjen e shefit ekzekutiv dhe te mbeshtetesve te tij kryesore brenda qeverise. Qe grushti i shtetit te jete i suksesshem duhet qe policia e ushtria te pranojne dhe te ekzekutojne urdhrat e drejtuesve te rinj pas perfundimit te grushtit te shtetit. Kjo nenkupton se organizatoret e grushtit te shtetit duhet te rekrutojne ne realizimin e projektit te tyre komandante te rendesishem te ushtrise dhe policise perpara se te nisin grushtin e shtetit. Bile me shpesh vete grushtet e shtetit iniciohen e drejtohen nga ushtarake te rangut me te larte. Ne menyre te vecante grushtet e shtetit jane te suksesshem ne vende ku dedikimi ideologjik i popullsise dhe i burokracise shteterore per te ruajtur e mbrojtur procedurat kushtetuese eshte relativisht i dobet dhe si pasoje shfaqet nje rrezikshmeri e ulet e rezistences masive civile apo e jo kooperimit ne nivelet e poshtme te ushtrise perfshi ushtaret apo ne nepunesit e tjere te kesaj shtrese...
Kjo sterzgjatje teorike shpresoj se e ben shume me te lehte mbajtjen e pozicionit objektiv ne gjoja debatin dy polar te deritanishem.
Shembuj grushti shteti
Jane te shumta rastet kur ushtaraket sulmojne qeverine dhe marrin kontrollin mbi vendin. Po keshtu kur nje qeverisje eshte e diskredituar prej veprimeve te saj atehere ajo detyrohet te dorezoje pushtetin duke pare qe askush nuk i bindet me asaj. P.sh. ne histori nje grusht shteti eshte rasti kur Napoloni me kthimin triumfues ne France me 1799 mori kontrollin e qeverise me te dy drejtuesit e tjere te direktoratit te quajtur perkohesisht dhe konsuj. Ne Bashkimin Sovjetik per te mos lejuar shperberjen e ketij bashkimi ne gusht 1991 u organizua nje grusht shteti i udhehequr prej disa anetaresh te qeverise sovjetike. Ai nisi me nje arrest shtepie te Mikail Gorbacovit ne ate kohe President i BRSS-se dhe Sekretar i Pare ne vilen e tij ne Krime. Ne kete kohe Boris Jelcini si President i Republikes Ruse sapo u kthye ne Moske si kundervenie ndaj grushtit te shtetit mobilizoi popullin e Moskes ne anen e tij dhe i kerkoi ushtrise qe te mos u bindej urdhrave per shperndarje te qytetareve. Po keshtu pas dy diteve izolim me rivendosjen e lidhjeve telefonike Gorbacovi i deklaroi te pavlefshme te gjithe vendimet e Komitetit per Gjendjen e Jashtezakonshme dhe urdheroi largimin nga detyrat shteterore te gjithe anetareve te ketij komiteti. Edhe Prokurori i Pergjithshem i BRSS-se filloi menjehere hetimin mbi grushtin e shtetit. Nje rast tipik grushti vetjak shteti eshte ai i Lui - Napolon Bonapartit Louis-Napolon Bonaparte. Ai i zgjedhur me 1848 me votim popullor ne detyren e presidentit te Republikes se Dyte Franceze nxiti me 1851 nje grusht shteti qe i mundesoi atij kurorezimin ne fronin e perandorit si Napolon III ne Perandorine e Dyte Franceze me 1852.Â
Ia vlen te permenden dhe 4 grushtet e shtetit ne Turqi me specifikat e tyre. Keshtu grushti i vitit 1960 konsiderohet si grusht ushtarak i nje grupi oficeresh kunder qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike me 27 maj 1960. Pas disa gjyqeve te paragjykuara te disa qeveritareve dhe ekzekutimeve perkatese qeverisja u mbajt ne duar te ushtarakeve per 17 muaj per tiu kaluar perseri civileve. Grushti tjeter i shtetit i takon vitit 1971. Ai konsiderohet dhe si grusht shteti me memorandum sepse komanda e ushtrise dergoi nje memorandum ne trajte ultimatumi tek presidenti turk per ndryshim qeverisjeje ne vend te perdorimit te tankeve si me pare. Nen trysnine e ushtarakeve me 12 mars 1971 Demireli dhe qeveria e tij dha doreheqjen per ti hapur rruge nje qeverie te re te forte dhe te afte per te administruar situaten anarkike ne vend. Ne rast refuzimi te kesaj kerkese ushtria paralajmeronte marrjen prej saj te administrimit te plote te vendit. Grushti i trete i takon vitit 1980. Ai drejtohej nga Shefi i Shtabit te Pergjithshem si kundervenie ndaj konflikteve te armatosura midis dy kraheve ekstreme te politikes. Nepermjet tij me shpejtesi u stabilizua rendi dhe qetesia. Per 3 vitet pasuese Forcat e Armatosura e drejtuan vendin me ane te Keshillit te Sigurimit Kombetar para se te rivendosej demokracia. Memorandumi ushtarak i vitit 1997 u referohet vendimeve te marra nga komanda ushtarake ne Keshillin e Sigurimit Kombetar qe coi ne doreheqjen e Erbakanit te Partise se Mireqenies dhe fundin e qeverise se tij te koalicionit. Kjo doreheqje qeverie e detyruar pa shperndarje parlamenti duke pezulluar perkohesisht rrugen kushtetuese konsiderohet dhe si grusht postmodern shteti.
Se fundi me mosarritjen e qellimit grushti i shtetit quhet i deshtuar. Keshtu nje grusht shteti i deshtuar eshte ai i 23 shkurtit te vitit 1981 ne Spanje. Gjate tij nje grup prej 200 oficeresh te armatosur te Rojes Civile sulmuan Dhomen e Deputeteve ne kohen e zgjedhjes se kryeministrit te ri. Mbreti ne fjalen e tij te drejtuar kombit e denoi grushtin e shtetit urdheroi kthimin e ushtrise ne kazerme. Pas 18 oresh mbajtje peng te parlamentit dhe kabinetit peng-mbajtesit u dorezuan pa bere demtimin me te vogel. Prandaj nje grusht i tille klasifikohet si nje grusht shteti i deshtuar pa gjakderdhje. I ngjashem mund te konsiderohet dhe tentativa e grushtit te shtetit me 14 shtator 1998 ne Shqiperi. Po ashtu brenda llojit paqesor por nen nje trysni popullore e masive jane dhe grushtet e shtetit per permiresim apo ndryshim rrenjesor te vete sistemit politik apo permbajtjes se qeverisjes. P.sh. me 1889 Brazili u shpall republike nepermjet nje grushti te tille shteti kurse me 1999 presidenti pakistanez Musharaf Pervez Musharraf e dorezoi pushtetin ne menyre paqesore edhe nen trysnine politike amerikane. Deri diku pavaresisht humbjeve te jeteve njerezore gjate protestave popullore te tille kane qene ditet e fundit dhe largimet e detyrueshme nga pushteti i Ben Alise ne Tunizi apo Mubarakut ne Egjipt.
Kategorizimi i Hantingtonit
Sipas Hantingtonit mund te identifikohen 3 lloje grushtesh shteti. Konkretisht kemi
Grusht shteti me permbysje te gjithanshme nje ushtri revolucionare rrezon nje qeveri tradicionale dhe krijon nje elite te re burokratike. Ne kete rast nje grusht i tille udhehiqet nga oficere te rinj apo te rangut te mesem. Shembuj te ketij lloji jane p.sh. grushti i shtetit ne Kine me 1911 Bullgari me 1944 Egjipt me 1952 Turqi me 1960 Greqi me 1967 Libi me 1969 Portugali me 1974 apo Liberi me 1980.
Grusht shteti me ruajtje te struktures se fuqise me te cilin synohet zakonisht pa gjakderdhje permiresimi i rendit publik i efektivitetit qeverises dhe nje lufte pa kompromis kunder korrupsionit. Ne thelb nuk pretendohen ndryshime thelbesore ne strukturen e pushteteve. Vete drejtuesit e grushtit te shtetit e portretizojne aksionin e tyre si nje domosdoshmeri te perkohshme dhe te pakendshme. I tille njihet ne histori grushti i shtetit ne vitin 88 p.e.s. i konsullit Sula kunder mbeshtetesve te Mariusit Gaius Marius i Ri ne Rome kur ky i fundit synoi ti merrte Sules komanden ushtarake. Shume me i afert ne kohe eshte ai i rrezimit te kryeministrit pakistanez Buto nen drejtimin e shefit te Shtabit te Pergjithshem me 1977 qe u justifikua me cenimin serioz te rendit publik dhe mbi te gjitha per mos lejimin e luftes civile. Ne vitin 1999 me te njejtat pretendime edhe gjenerali Musharaf rrezoi qeverine e Kryeministrit Sharif. Zakonisht ne vendet ku ndodhin grushte te tille shteti qeverisja kalon nga civilet tek ushtaraket dhe anasjelltas.
Grusht shteti me ushtrim force i tipit te vetos ky lloj grushti shteti eshte ai ku ushtria vendos veton mbi pjesemarrjen popullore e mobilizimin social duke u konfrontuar me kundershtaret ne menyre te dhunshme me arrestime e vrasje. I tille ka qene rasti i grushtit te shtetit te kryer nga ushtaraket te udhehequr nga gjenerali Pinoshe Augusto Pinochet ne Kili me 1973 kunder presidentit Alende Salvador Allende qe aplikoi politika tipike marksiste si nacionalizimi i industrise dhe kolektivizimi. Ai i rrethuar nga ushtria ne pallatin presidencial per te shmangur perplasjen dhe luften civile vrau veten. Kurse komploti i nje pjese te ushtarakeve kunder qeverise naziste ne 20 qershor 1944 eshte nje shembull i nje grushti shteti te tille.
Edhe nga shembujt e shumte te komentuar me siper behet po aq i pakuptimte per me teper tejet pretencioz e vete-demaskues cdo sulm i metejshem sidomos i dyshes kryeminister- kryetar kuvendi ndaj presidentit te republikes ne rolin e kryetarit te shtetit. Kjo nenkuptohet dhe nga radhet e mesiperme qofte prej sterzgjatjes teorike qofte dhe prej shembujve te vecante. Megjithate per cdo rast po ia leme lexuesit te beje vleresimin e tij. Natyrisht nuk behet fjale per ndonje pozicionim militant sepse per ate te fundit cdo mbusha-mendje behet e kote me perjashtim te rastit kur vete embrioni ndryshon mendje Sidoqofte edhe pa ate ndryshim duke pasur parasysh kompleksin e inferioritetit politik pra dhe militant ndaj gjykimit te huaj problemi behet akoma me i thjeshte po te radhiten te gjitha titullimet vleresimet apo referencat nderkombetare per ngjarjet e 21 janarit...