marseliMarsel Qeleshi, djali që goditi autobusin e kombëtares serbe me gur, u la i lirë edhe nga gjykata e apelit, megjithatë ai vazhdon të hasë probleme me policinë.

Qeleshi ka raportuar se ka përfunduar sërish në komisariat pa arsye dhe e ka denoncuar në profilin e tij në Facebook një gjë të tillë.

"Si jeni? A mund ta lexoni 2sekonda ket statusin??? Un dje isha në lagje me ndaloi 2 police edhe me njohen njera prej atyne me njohi me tha uaaa Marseli po i thash ka gjë do vish me ne komisariat arsyrja i thash un du un me mban mend mu? Jo i thash. dhe kjo lajmeroi patrullen edhe me shoqeruan kot pa lidhje!! Mua gjykata e apelit me la te lire pardje kurse policia po me bie në qaf kot pa lidhje ka frik robi dali prej shpis me ket shtet qe esht ber. Ju lutem Policia me lëni rehat sepse njeri si gjith te tjeret jam. Gazeta e djeshme qe gjykata me liroi", - shkruante ai.

Mos ndoshta djaloshi që është rritur në shtëpinë e fëmijës dhe që mendohet se është me origjinë rome trajtohet kështu për faktin se i përket këtij minoriteti?

Nëse është vërtet kështu, do të ishte tepër e rëndë.

Mbase ai do të bënte mirë t'i drejtohej edhe Avokatit të Popullit nëse trysnia policore ndaj tij vijon pa shkak.

marsel1 marseli1 marseli