Ramush Haradinaj ka filluar me kujdes të kritikojë qeverisjen qendrore dhe lokale. Në një tubim me qytetarët e Prishtinës, Kryetari i AAK'së nuk ka përmend emra, por ka thënë se partitë e tjera kanë ardhur në pushtet përmes mashtrimeve dhe injorancës. Ndërsa kandidati i AAK'së për Prishtinën, Besnik Tahiri ka thënë se kryeqyteti aktualisht është në kaos


Pa përmendur emrat e PDK'së dhe LDK'së, Ramush Haradinaj ka thënë se këto dy parti kanë ardhur në pushtet duke përdor injorancën dhe mashtimin.


Gjatë një tubimi për ta promovuar kandidatin e AAK'së për Prishtinën, Haradinaj ka bërë thirrje qytetarëve të ndryshojnë pushtetin aktual duke e provuar AAK'në.


“Imagjinoni se çfarë mundi kanë dhënë për të ardhur në pushtet e çfarë injorance kur kanë ardhur në pushtet", ka thënë Haraadinaj dhe ka bërë pyetje, duke u përgjigjur vet.


"A është Aleanca e tillë? Jo", ka shtuar ai.


Pas kësaj, Haradinaj ka folur për modelin e AAK'së, që sipas tij, është opsioni më i mirë për qytetarët e Prishtinës dhe Kosovës.


"Aleanca me punën që bënë deri në ardhjen në pushtet nuk e ka si etapë të mashtrimit, që mu sjell ashti siç shohim në qeverisje. Në fakt ne fillojmë të japim llogari, dhe ajo fillon nga dita një e marrjes së përgjegjësive. Ky është një dallim i madh. Qytetari e ka për interes të besoj, sepse kjo do ta bëjë shkëputjen nga kjo qeverisje dhe ja vlen ta marrin rrezikun”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline./


Sipas Haradinajt sjellja me indiferencë, marrja e vendimeve krye në veti nuk është vlerë.


Ndërkohë, më i drejtpërdrejtë në akuza në drejtim të pushtetit të Isa Mustyafës në Prishtinë ka qenë Besnik Tahiri.


Ai ka thënë se aktualisht Kryeqyteti është në kaos.


“Prishtina sot ballafaqohet me një menaxhim tepër të dobët, në komunë, në administratë, me shërbime të cilat janë shumë jo cilësore dhe nuk janë në funksion të ndryshimit", ka konstatuar ai.


"Është një hendek mes qytetarit dhe vet komunës. Komuna është kthyer në një kështjellë ku ballafaqimi me shërbimin, ballafaqimi me atë që është kërkesë është tepër i vështirë dhe jo efikas. Po ashtu në Prishtinë, ka një komoditet të tepruar të udhëheqjes së Prishtinës, kjo duhet të ndryshoj. Por kjo ndryshohet vetëm atëherë kur qytetarët vetëdijesohen se ndryshimi është vota juaj, se besimi tjetër se vota ndryshe nuk është tradhti, por ndëshkim dhe demokraci”, u shpreh Tahiri.


Në këtë ceremoni morën librezat e AAK-së rreth 2 mijë të rinj, duke ju bashkuar kështu Aleancës për Prishtinën.