Aleanca Kuq e Zi zhvilloi një tubim në qytetin e Lushnjes ku merrnin pjesë qindra mbështetës të kësaj partie.



AK hodhi akuza të ashpra kundër qeverisë, por edhe opozitës duke deklaruar se në këto vite të tranzicionit shqiptar kanë mbushur administratat qeverisësë me punonjës me tesera, si nga Partia Demokratike, ashtu dhe nga Partia Socialiste.

Duke komentuar vizitën e afërme të Komisionerit për Zgjerim në BE, Stefan Fyle, AK tha se në këtë takim, Berisha do të shmangë bisedën për standardet e zgjedhjeve.

Aleanca Kuq e Zi akuzoi kryeministrin Berisha  për paralizimin e punës së Gjykatës së Lartë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

AK shprehu shqetësimin e saj për papunësinë dhe varfërinë, sipas saj, në rritje dhe shpalosi platformën e saj për qeverisjën e vendit ku një vëmendje e vecantë u kushtohet prodhimeve të fushës së Myzeqesë, të cilat AK tha se duhet të eksportohen drejt Kosovës për të realizuar fillimisht, atë që AK e quajti bashkimin ekonomik të shqiptarëve.

Në këtë takim me qytetarët lushnjarë, u krijua gjithashtu dega e AK-së në këtë qytet.