Aleanca Kosova e Re, thotë se ka përcjell me vëmendje ngjarjet e fundit rreth debatit për çështje fetare dhe gjinore te ngritura rreth përdorimit te gjuhës të tensionuar dhe fjalëve fyese.


Aleanca Kosova e Re bën thirrje për te gjitha palët, qe te ulin tensionin dhe te mos bëjnë etiketime fyese dhe dënon fuqishëm sulmet.


“Aleanca Kosova e Re bën me dije se ne shoqërinë demokratike, e drejta e barazisë gjinore e ushtrimit të fesë dhe e drejta e fjalës dhe mendimit të lirë në Kosovë janë të drejta të garantuara me Kushtetutën e Republikës dhe nuk mund të kontestohen apo të shtrembërohen për qëllime të asnjë grupi, për me tepër edhe tradita gjithë kombëtare ka ushqyer gjithmonë tolerancë respekt ndër gjinore , fetar dhe shoqëror. Barazia gjinore dhe barazia fetare është synim kushtetues i shoqërisë kosovare por edhe interpretimi i drejt i besimit te tyre”, thuhet në një komunikatë për media të ARK-së.


Njëkohësisht, Kosova, sipas kësaj partie, ka nevojë për ngritje dhe fuqizim të mëtejmë të femrës Kosovare dhe duhet shtuar përpjekjet në të gjitha sferat për të arritur te barazia e plotë shoqërore dhe barazia gjinore, etnike dhe fetare është synim i shoqërisë tone.


AKR-ja mendon se debatet të cilat nxisin ndarje, frikë, linçim dhe synojnë të tregojnë superioritetin e një gjinie mbi tjetrën, dëmtojnë rëndë shoqërinë tonë dhe ndalin integrimin e përgjithshëm shoqëror,


“Shoqëria jone nuk është shoqëri fundamentaliste nga përbërja po as edhe nga tradita e saj dhe sot shërben si shembulli me i mirë i tolerancës barazisë gjinore dhe fetare. Aleanca Kosova e Re parti me vlera liberal demokrate, beson thellësisht se vetëm barazia dhe integrimi i plotë gjinor, fetar ,shoqëror, etnik dhe racor ngrit dhe zhvillon shoqërinë kosovare”, thuhet tutje në komunikatë. /Indeksonline/