Transmetuar më 28.11.2015 - 19:22








Këngëtarja Adele

PUBLICITET



Edhe të famshmit frikësohen nga fama. Këngëtarja Adele e pohoi këtë ndjenjë vetë, duke iu referuar pasojave tragjike që i solli popullariteti këngëtares që humbi jetën në 2011-n, Amy Winehouse-it.



“Njerëzit mendojnë se unë e urrej të jem e famshme. Jo, Unë thjesht, jam shumë e frikësuar nga fama. Një nga arsyet është se e shikoja Amy-n që shkatërrohej ashtu. Ishte shumë e trishtueshme, ndaj kur e mendoj edhe unë kam frikë në këtë aspekt”, tha Adela, shkruan “The Sun”.



Fama e Adele arriti majat pas rikthimit të saj me këngën “Hello”, e cila theu rekordet duke u ngjitur në majë të klasifikimeve dhe duke u bërë kënga me e shkarkuar për këto javë.



Albumi me titull “25” shiti 800.307 kopje duke u bërë albumi i shitur më shpejt në Britani. /j.ç/noa.al





lang: en_US

















window._taboola = window._taboola || [];
_taboola.push({
mode: 'thumbnails-a-escalator',
slider: true,
placement: 'Mobile Escalator Thumbnails',
target_type: 'mix'
});