Presidenti nuk e ka pranuar  kërkesën për ta emëruar si  prokuror, por  këtë të drejtë ia ka dhënë Gjykata Administrative, e cila madje me një vendim të saj urdhëron Kreun e Shtetit ta emërojë në detyrën e prokurorit.


Bëhet fjalë për bashkëshortin e ministres së Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Ermonela Felaj, Bledar Valikaj, i cili  i është  drejtuar Gjykatës Administrative duke ankimuar veprimin administrav të Presidentit, i cili ka rrëzuar në heshtje kandidaturën e tij të propozuar nga Prokurori i Përgjitshme, Adriatik Llalla për t’u emëruar prokuror në Prokurorinë e  rrethit gjyqësor Kukës .


Por pavarësisht se  vetë Valikaj i kishte kërkuar gjykatës që vetëm të detyrojë Presidentin të shprehet gjykata ka kaluar më tej duke vendosur madje të urdherojë Kreun e Shtetit të emërojë prokuror.


Vendimi është shpallur në 23 maj të këtij viti dhe nesë do të ngelet ne fuqi edhe nga shkallët e tjera te gjyqësorit do të përbëjë nje precedent në rast të kësaj natyre.


felaj


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter