Kryeprokurori Adriatik Llalla nga Gjirokastra deklaroi hetimin e të gjithë kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhje.


Ai tha se KQZ i janë dërguar vendimet për ndërprerjen e mandatit për kryebashkiakët e Tepelenës dhe Poliçanit.


Kreu i bashkisë Poliçan Adriatik Zotkaj dhe Tërmet Peçi i Tepelenës janë në ndjekje penale për falsifikim, nga Prokuroria.


Sipas Llallës, i janë dërguar KQZ vendimet e konstatimit për ndërprerjen e mandatit për kryebashkiakët e Tepelenës dhe Poliçanit, pasi rezulton se nuk kanë deklaruar dënime, të cilët përfshihen në sferën e ndalimit për ushtrimin e funksionit, në kuadër të ligjit për dekriminalizimin.


Ndërkaq Llalla tha është rritur sasia e lëndës narkotike që trafikohet në zonën e jugut.


Është rritur sasia e lëndës narkotike që kultivohet e trafikohet në zonën e jugut, tha Llalla.


Kryeprokurori shtoi se, edhe homologët në vendet fqinje konfirmojnë se është shtuar sasia e drogës që vjen nga Shqipëria.