Inspektorati i deklarimit të pasurive


TIRANE- Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka gjobitur 37 zyrtarë, per mosrespektim te afatit ligjor për deklarimin e pasurisë.


Ndeshkimi me gjobe, sipas ILDKP varion nga 20 000 (njëzet mijë) lekë deri në 30000 (tridhjetë mijë) lekë.


Sipas ILDKP-së, pas rakordimeve të kryera në përfundim të procesit të deklarimit periodik/vjetor, ka rezultuar se kanë dorëzuar formularin e pasurisë jashtë afatit ligjor ose nuk kanë e kanë paraqitur pranë zyrave të ILDKP-së 31 zyrtarë që mbartin detyrim për deklarim “periodik/vjetor”; 4 zyrtarë që kanë detyrim për deklarimin “para fillimit të detyrës”; dhe 2 zyrtarë që duhet të plotësojnë formularin “pas largimit nga funksioni”.