Mbrojtësi Daniel Agger synon të arrijë në kuotën e 200 ndeshjeve në Premierligë për Liverpoolin pasi bëri paraqitjen e tij të 100-të në fitoren ndaj West Bromit, të shtunën.

Reprezentuesi danez është i lumtur që arriti në kuotën e 100 paraqitjeve, por synon ta dyfishojë atë.

“Është e veçantë të luani 100 ndeshje në ligë për Liverpoolin, ka qenë kohë e gjatë, sepse isha i pafat me lëndimet e shumta. Shpresoj të kaloj një periudhë të gjatë pa dëmtime dhe të luaj edhe për 100 ndeshje të tjera për këtë klub”, tha Agger për uebfaqen zyrtare të Liverpoolit.