ahmetajPas Spitallës së shpejti do të ofrohen dhe dy zona të tjera të lira ekonomike në Koplik dhe në Vlorë, ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, në një takim me investitorë gjermanë në Frankfurt.


Ministri përmendi hartimin e një pakete ligjore që përfshin ligjet për turizmin, investimet strategjike, koncesionet dhe zonat ekonomike të cilat do të kenë njëimpakt të drejtpërdrejtë në klimën e biznesit dhe investimeve në vend, ndërsa u beri me dije investitorëve se në Ministrine e Zhvillimit Ekonomik po punohet për pergatitjen e hartes se zonave me përparësi zhvillimin e turizmit dhe paketën e incentivave për investimet në këtë sektor.


Ky është forumi i dytë që Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Deutsche Bank organizojnë me investitorët gjermanë pas atij në qershor 2014 në Berlin. Kompani si Statkraft, Intermont, Rheinmetall, HPC Envirotech, Deutsche Telecom etj morën pjesë në këtë takim.