Një aksident i rëndë rrugor me 6 të plagosur u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në aksin nacional  Shkodër-Hani Hotit.



Aksidenti në fjalë ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Shtojit, ku dy automjete, një “Alfa Romeo” dhe një “Benz” janë përplasur fuqishëm me njeri-tjetrin.

Në të  dy automjetet ndodheshin 6 përsona, por tre përsonat që udhëtonin në automjetin ”Alfa Romeo”, Rajmond  Smakaj 30 vjeç, Ardjan Kurti 31 vjeç dhe Ledio Zekaj, 23 vjeç kanë marrë plagë serioze dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Të tre po trajtohen në spitalin ushtarak në Tiranë.

Aksi nacional Shkodër-Hani Hotit  është kthyer në një nga rruget më të rrezikshme për aksidente në qarkun e Shkodrës, me një mesatare shumë më të lartë aksidentesh krahasuar me vendet e tjera të vendit.