Zbardhen detaje të reja të aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë ish bllokut në Tiranë, ku këngëtari shkodran Ergi Dini dhe Kejdi Halili humbi jetën pasi motori me të cilin udhëtonin u rrëzua.
“Nëse dy të rinjtë do të kishin pasur kasë do të kishin shpëtuar. Ky është konstatimi i ekspertëve të qarkullimit rrugor të policisë së Tiranës pas verifikimeve të para hetimore në vendngjarje”, informon gazetarja e Ora news Keti Banushi
Nga hetimet e para mësohet se drejtuesi i motorit, ka ngritur motorin me gomë të parë dhe ka humbur kontrollonin e mjetit duke u përplasur me trotuarin.
Plagët në kokë kanë qenë të rënda dhe ata janë dërguan menjëherë në S.Q.U. në gjendje të rëndë shëndetësore.
Rreth orës 21:50, kanë ndërruar jetë në Spital, si pasojë e dëmtimeve të marra
Aksidenti u shënua pranë urës së Bllokut në Bulevardin Bajram Curri në Tiranë
Motra e Ergi Dinit: Për ne ska ngushëllim
Shoku i Ergi Dinit si Paul Walker: Nëse vdes nga shpejtësia, mos qani për mua
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter