Edmond Spaho.   Foto / Malton DIBRA. Aksidentohet deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho pranë tunelit të Elbasanit. Ngjarja rrugore  ka ndodhur rreth orës 16:15 dhe sipas të dhënave të policisë, makina e Spahos është përplasur me një tjetër automjet.


Si pasojë, Spaho ka pësuar shembje në trup dhe është nisur menjëherë drejt spitalit të Elbasanit, së bashku me shoferin e tij, edhe ai i plagosur. Të dy fatmirësisht gjenden jashtë rrezikut për jetën.


15 nëntor 2013 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim Aksidentohet deputeti Edmond Spaho, jashtë rrezikut për jetën u publikua me pare te Gazeta SHQIP.