Makina e deputetit demokrat, Edmond Spaho, është përfshirë në një aksident automobilistik gjatë pasdites së sotme.
Spaho, që është njëkohësisht edhe nënkryetar i Kuvendit, ka pësuar disa shembje në trup, por është jashtë rrezikut për jetën.
Ai është dërguar në spital për të marrë ndihëm mjekësore, së bashku me shoferin e tij, që po ashtu ka mbetur i plagosur.
Spaho është aksidentuar në afërsi të tunelit të Elbasanit.
Më pas Spaho është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku ka mbërritur rreth orës 19:00. Për shkak të frakturave në kokë Spaho është shtruar në reaminacion, ku do të gjendet 24 orë nën kontrollin e mjekëve.
Spaho është vizituar nga deputetët Petrit Vasili dhe Klodian Rrjepaj.