Një automjet i Gardës është aksidentuar paraditen e sotme dhe si rezultat ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit që ishte njëkohësisht shoqërues i eskortës së presidentit të republikës, Bujar Nishani. Arben Zhuzhi, efektiv i Gardës mësohet se ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa i plagosur ka mbetur një tjetër person që ndodhej në të njëjtën makinë me të, shtetasi Vilson Tabaku, i cili mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.


Mjeti tip fuoristradë me targa Tr 4234 K ka dalë nga rruga pranë fshatit Lolaj, në Peqin dhe mendohet se shkak mund të jetë bërë terreni i rrëshqitshëm pas shirave të rënë gjatë natës së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm.


14 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)


Aksidentohet eskorta e presidentit Nishani, vdes gardisti burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip