Ish drejtori i policisë së kryeqytetit, Mithat Havari, i cili prej vitesh kishte mbetur pa punë, është aksidentuar rreth orës 11 të paradites përgjatë segmentit Përmet-Gjirokastër. Makina tip Shevrolet e komisariatit të Policisë Përmet, me të cilën udhëtonte zoti Havari, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal në vendin e quajtur Vreshtat e Piskovës. Fatmirësisht vetë zoti Havari ka shpëtuar me pak lëndime të lehta. Mit’hat Havari ka muaj që është emëruar shef policie në Komisariatin e qytetit të qetë të Përmetit, pasi ishte lënë prej kohësh në harresë. Një dalje e tij në programin Opinion të TV Klan bëri që qeveria LSI-PD të kujtohet për të me të vetmen arsye sepse atakoi liderin e opozitës Edi Rama duke thënë që kioskat e Parkut Rinia dhe ato buzë Lanës në Tiranë i prishi Mit’hati e jo bashkia e asaj kohe e drejtuar prej zotit Rama.