Kreu i Partisë Socialiste në Berat Shkëlqim Biçaku, ka mbetur i plagosur gjatë mesditës së te premtes si pasojë e një aksidenti automboilstik.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Divizioni-Uznove në Berat.
Në momentin e aksidentit, Biçaku ka qenë duke udhëtuar më makinën e tij tip Benz.
Nga të dhënat e para mësohet se mjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit, duke u përplasur me një beton.
I aksidentuari është dërguar menjëherë në spitalin e Beratit, nga ku ka marrë edhe ndihmën e parë mjekësore.