Fier 


Aksion pastrimi ne FierSituata e rënduar e mjedisit për shkak të ndotjes nga mbetjet urbane, si në qendrat e banuara ashtu edhe në segmentet rrugore që të çojnë drejt destinacioneve turistike në Fier, ka bërë që këshilli i këtij qarku të ndërtojë një plan bashkëveprimi me të gjitha njësitë vendore në varësi, me qëllim dhënien e kontributeve konkrete dhe sensibilizimin e opinionit publik. Dje, administrata e Këshillit të Qarkut Fier, në bashkëpunim me atë të Komunës Kolonjë të Rrethit të Lushnjës, kanë zhvilluar një aksion të përbashkët pastrimi të mbetjeve urbane në segmentin rrugor që të çon në kishën e Ardenicës. Gjatë këtij aksioni, kryetari i Këshillit të Qarkut Fier, Vangjel Ndreka, ka dhënë detaje rreth plan-veprimit rajonal që ka ndërmarrë institucioni që ai drejton në funksion të pastrimit të ambientit. Gjithashtu, ai ka bërë thirrje për një pjesëmarrje sa më masive në këto iniciativa. Kjo nismë e ndërmarrë, edhe në mbështetje të iniciativave të qeverisë dhe ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka si qëllim dhënien e kontributeve konkrete në pastrimin e mjediseve ku jetojmë nga mbetjet urbane, e veçanërisht destinacioneve turistike. Tjetër objektiv është edhe sensibilizimi i opinionit publik për të vepruar për një mjedis të pastër, tha Ndreka.


Sipas kryetarit të qarkut, aksionet e tjera të pastrimit do të fokusohen po në zonat turistike, si: Apoloni, Seman, Bylis e në kishën e Gllavenicës në Mallakastër. E.H. 


Ky shkrim Aksion pastrimi në rrugën e kishës së Ardenicës u publikua me pare te Gazeta SHQIP.