Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ashtu si kryeministri Edi Rama disa ditë më parë, zgjodhi ti përgjigjej me fakte dhe shifra akuzave të artikuluar ditëve të fundit nga disa eksponentë të LSI në drejtim të policisë së shtetit.


Përmes një postimi në Facebook, Tahiri thekson se për të tretin vit radhazi, Policia e Shtetit është institucioni me i besuar në vend duke e shoqëruar këtë pohim me grafikun e studimit të organizuar nga BE.


Per te 3-tin vit rradhazi, Policia e Shtetit institucioni me i besuar ne vend, sipas studimit te organizuar nga BE.


E megjithate, ka ende shume pune per te bere, bashke me qytetaret, shkruan Tahiri në FB.


29 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)