Pas deklaratave të ndërsjellta midis selisë rozë dhe ministres së Integrimit Majlinda Bregu ka ardhur dhe reagimi i Qendrës së Regjistrimit të Biznesit. Në një konferencë me mediat kreu i saj,Tomi Kola deklaroi QKR vepron në mënyrë transparente gjë që po përdoret në mënyrë politike. Sipas tij bashkëshorti i ministres së Integrimit Namik Ajazi ka kërkuar statusin pezull të kompanisë që në muajit tetor 2009. "Ne", tha Kola "nuk veprojmë me urdhëra ministrash, por sipas ligjeve" .

Një ditë më parë PS deklaroi se me urdhër të ministres Bregu QKR i kishte dhënë statusin pezull kompanisë ku aksioner ishte bashkëshorti i saj, gjë që është mohuar nga vetë ministrja Bregu.