Ministri saudit i naftës, Ali al-Naimi, ka deklaruar se vendet e grupit OPEC mund të rrisin prodhimin e naftës për vitin 2011. Sipas tij, kjo do të bëhet për të plotësuar rritjen e kërkesave. Në një konferencë për shtyp, Al-Naimi ka deklaruar se gjatë këtij viti, prodhimi i naftës mund të rritet me 2 %.


Kostoja e naftës së papërpunuar që ka arritur në rreth 100 dollarë për fuçi, mund të frenohet nga çdo rritje e prodhimit, duke u kthyer në çmimet e mëparshme. Disa anëtarë të OPEC-ut kanë deklaruar se prodhimi nuk do të rritet, por Arabia Saudite është anëtarja më e fuqishme e grupit.