Kreu i Drejtorisë së Pastrimit të Parave, Agim Ismaili i pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë dha alarmin se në Shqipëri ka njerëzqë financojnë terrorizmin.


Disponojmë një listë me emrat e këtyre individëve, tha ai.


Ai ka treguar se ka pasur 154 procedime penale për pastrim parash.


Kemi pasur 154 procedime penale për pastrim parash, 1300 raportime për transaksione të dyshimta brenda një viti si dhe 28 mln euro të bllokuara nga këto transaksione.


I pyetur nga kreu i komisionit Spartak Braho, apo hetoni ndonjë bankë për pastrim parash? Kam info se një bankë është përfshirë në pastrim parash?


Ismailaj u përgjigj: Nuk mund të them nëse ka apo jo hetim ndaj një banke.