Është rikthyer alarmi i mafies shqiptare në Itali. Gjatë ditëve të fundit, shumë shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë italiane, për trafikim e shitje droge dhe shfrytëzim të femrave për prostitucion. Gazeta kryeqytetase Il Messagero, e cila i referohet burimeve të Ministrisë së Brendshme, ka bërë të ditur se pas tregut të seksit dhe trafikut të drogës ndodhet mafia shqiptare, që dyshohet të jetë rikthyer fuqishëm në këto aktivitete kriminale. Gjithashtu, në gazetën italiane thuhej se edhe armët që përdoren nga bandat kriminale mbërrijnë nga Shqipëria. Pak ditë më parë, u arrestuan disa të rinj shqiptarë që kishin lëndë narkotike. Një 28-vjeçari iu gjetën në makinë 20 kg marijuanë, 5 të tjera iu gjetën në banesë. Sasia e drogës arrinte vlerën e rreth 200 mijë eurove. Po gjatë ditëve të fundit, policia e Brindisit sekuestroi 310 kg kanabis shtriva, që dyshohet të ketë mbërritur aty nga Shqipëria.


Alarmi i Italisë, rritet mafia shqiptare burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip