Ndërkombëtari Albano Janku do të gjykojë supersfidën e javës së 9-të të Kategorisë Superiore, atë midis Tiranës kryesuese e Besës së vendit të dytë, takim i programuar për ditën e diel (ora 14:00) në “Selman Stërmasi”. Ndeshja tjetër intriguese, ajo midis Vllaznisë e Elbasanit (në “Loro Boriçi”, ditën e shtunë), do të gjykohet nga Lorenc Jemini. Partizani- Shkumbini, që ka dhe të veçantën e sfidës së parë të trajnerit të ri të “Demave të kuq”, Shpëtim Duros, do të jetë nën bilbilin e Tanush Latifit. Apolonia-Dinamo i është besuar laçjanit Sokol Çekaj. “Xhaketa e zezë” në premierën e Vasil Bicit në drejtimin e Lushnjës kundër Teutës do të jetë tiranasi Kridens Meta.



KATEGORIA SUPERIORE

JAVA 9



E shtunë, 01.11.2008



Vllaznia-Elbasani Jemini

Partizani-Shkumbini Latifi

Apolonia-Dinamo Çekaj

Flamurtari-Bylis Dobi



E diel, 02.11.2008

Lushnja-Teuta Meta

Tirana-Besa Janku



* Ndeshjet fillojnë në orën 14:00



RENDITJA PAS JAVËS VIII



N F B H GSH GP DIF PIKË

1 Tirana 8 5 3 0 10 3 +7 18

2 Besa 8 4 4 2 7 5 +2 14

3 Dinamo 8 3 4 1 9 5 +4 13

4 Vllaznia 8 3 3 2 9 7 +2 12

5 Shkumbini 8 3 3 2 11 9 +2 12

6 Elbasani 8 3 3 2 5 3 +2 12

7 Teuta 8 3 3 2 5 4 +1 12

8 Flamurtari 8 3 1 4 6 8 -2 10

9 Apolonia 8 2 2 4 6 9 -3 8

10 Bylis 8 2 2 4 6 10 -4 8

11 Lushnja 8 2 0 6 5 11 -6 6

12 Partizani 8 1 2 5 4 9 -2 5











31 Tetor 2008