Studiuesi i njohur ka promovuar ne Tirane librin e tij me te ri Don Kishoti shqiptar nje histori ndryshe e letersise shqipe. Nga De Rada deri te shkrimtaret e diteve tona Aliu sjell iluzionet e tyre mbi shtetin kombin gjuhen. I pranishem ne panair studiuesi ben nje analize te zhvillimeve letrare te diteve tona ku dyndjen e madhe te botimeve e sheh si nje rrezik te eliminimit te vlerave


I pranishem ne Panairin e Librit ne Tirane studiuesi Ali Aliu ka promovuar librin me te ri. E ka titulluar Don Kishoti shqiptar nje histori ndryshe e letersise shqipe. Studiuesi pati merakun ta theksoje qe ne fillim se ky liber nuk ka ambicie te jete histori e letersise shqipe por nje stil qe i sjell shkrimtaret me afer lexuesit. Ali Aliu nga nje nxitje krejt e jashtme botuesi i Kulture ne Maqedoni zgjodhi te pershkruante donkishotizmin e shkrimtareve shqiptare per menyren se si ata e kane perfytyruar shtetin kombin gjuhen ne keta dy shekujt e fundit. E nisa nga De Rada Naimi per te mberritur te shkrimtaret e koheve tona si Fatos Arapi Dritero Agolli Azem Shkreli Ali Podrimja Luan Starova Xhevahir Spahiu dhe Kim Mehmeti. Studiuesi premton se ky do te jete nje liber i hapur qe do ta plotesoje cdo vit me autore te tjere. Nderkohe nisur nga atmosfera e panairit Aliu shprehet se zhvillimi i letersise ne ditet e sotme i ka te dyja anet e medaljes eshte hapur ndaj te gjitha rrymave dhe prurjeve e nga ana tjeter ka sjelle nje katrahure ne identifikimin e vlerave te verteta.


Zoti Aliu cfare sjell Don Kishoti shqiptar


Qe ne titull libri nenkupton donkishotizmin tone ne pergjithesi por ne kete rast te shkrimtareve tane te dy shekujve te fundit per menyren se si letersia dhe shkrimtaret e ndryshem e kane pare te ardhmen e shqiptareve te shtetit kombit gjuhes kultures. Ky donkishotizem ka qene ndryshe te De Rada e Naimi qe e imagjinonin ne menyre virtuale edhe shtetin dhe Shqiperine dhe ndryshe ka qene ne shek. XX para luftes gjate diktatures dhe ne ditet tona. Ky eshte kendi qe fare rastesisht me ka ardhur ne shteg per ta trajtuar pas nje kembenguljeje disamujore te botuesit me te njohur ne Maqedoni Kultura qe une ti jepja nje doreshkrim. Libri i pare i cili perfshinte vetem 7 autore aq sa une arrita te punoj rezultoi i suksesshem ndaj edhe une vazhdova kete sprove per ta sjelle tashme me 14 autore. Ky liber nuk ka ambicie te jete nje histori e letersise por nje pjese plotesuese e saj.


Cilat kritere ju kane udhehequr ne perzgjedhjen e shkrimtareve te marre ne shqyrtim


Une jam autor i disa antologjive dhe ne perzgjedhjen e autoreve udhehiqem gjithnje nga realizimet e tyre zgjedh ata qe une i konsideroj te arrire e qe kane lene ose do te lene gjurme ne letersine tone. Ne kete rast nuk pretendoj se jane me te miret por ky mbetet nje liber i hapur qe nese do te kem jete do ta plotesoj cdo vit me 3-4 autore te rinj.


Gjithnje e me shume eshte i pranishem diskutimi i rishkrimit te historise se letersise shqiptare referuar ketu sidomos letersise se realizmit socialist. Cili eshte qendrimi juaj


Une kujtoj qe ne si popull europian dhe me tradite nuk duhet te trembemi nga e kaluara duhet te dime te sillemi me historine tone te dallojme ate qe nuk ben dhe te kultivojme ate qe eshte e mire. Keshtu duhet te sillemi ne parim. Ne cdo kohe dhe ne cdo letersi ka me shume shkrimtare nga ce kane vendin dhe vleren. Ka te tjere qe nuk mberrijne te vleresohen drejt dhe zbulohen vetem pas vdekjes. Kjo do te ndodhe edhe te ne por nuk mendoj se ka vend per nje rivleresim qe tenton te beje perjashtime dhe zevendesime. Edhe nese i referohemi periudhes se diktatures gjate kesaj kohe kane lindur vlera qe jane kulme te letersise sone te zhanreve dhe gjinive te ndryshme. Une kam bindjen se ata qe ishin te medhenj gjate 50 viteve te diktatures edhe pas shembjes se regjimit mbeten te medhenj. Shume te tjere qe e perdoren si alibi diktaturen per mosarritjet e tyre nuk u bene te medhenj as pas rrezimit te saj.


Do te arrihet ndonje dite histori e letersise mbareshqiptare


Kjo eshte nje plage e hapur jo vetem ne letersi. Ne nuk arrijme te koordinojme edhe gjera qe jane me elementare por qendrojne ne themel te kultures. Nuk arrijme te bejme nje abetare te perbashket programe shkollore nuk bejme dot qe libri te qarkulloje lirshem kur nuk jane me kufijte administrative qe kishim para demokracise. E gjitha kjo varet nga ne dhe vete ne nuk e bejme.


Pse ndodh kjo eshte mosdashje apo indiferentizem


Nuk e di. Eumlshte nje pyetje qe ia shtrojme shpesh vetes. Ne jemi ne nje faze ku politikat tona ketu dhe andej vleren shpirterore e konsiderojne jo te rendesishme. Eumlshte ceshtje vizioni. Nuk ka asnje popull te mencur qe ta margjinalizoje kaq shume kulturen. Ne ambientet tona mund te gjeni sa te duash debate politike nga me perverset por do te ishte perjashtim te kishte nje debat per kulturen. Ky eshte realiteti yne.


Si e shihni zhvillimin e letersise shqiptare pas viteve 90


Eumlshte nje letersi e hapur ku depertuan te gjitha rrjedhat e letersise. Ne kete panair mund te shihni botime me shumice shpesh edhe nga ato qe vetem para disa muajsh kane qene ngjarje ne qendrat europiane. Por ka nje ane te mete te ketij bolleku sot botohet cdo gje. Ka nje vershim librash autoresh skriptomanesh qe duan patjeter te kene nje liber. Ne kete vershim humbin ata qe kane talent dhe qe jane vlera. Per fat te keq ne nuk kemi mekanizma qe ti dalloje te vertetet ne kete kallaballek. Nuk kemi mekanizma as per te mbrojtur lexuesit nga jo vlerat dhe ky eshte nje dem i madh per ne.