Ish-ministri i drejtësisë në qeverinë e PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar ashpër pas publikimit të lajmit se vëllai i tij ishte arrestuar në Gjermani për vjedhje me armë.
Me një shënim në Facebook, Alibeaj akuzon ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për fabrikim të lajmit me qëllim që të mbyllë gojën e opozitës.
Sot banda në Policinë e Shtetit e drejtuar nga kryebanditi Saimir Tahiri ka shpërndarë një lajm të gënjeshtër për gjoja arrestimin e vëllait tim. Lajmi i dalë nga zyra e Saimir Tahirit tregon se sa të dëshpëruar janë, se çfarë morali kanë e çfarë janë në gjendje të bëjnë vetëm e vetëm për të baltosur kundërshtarin.
Qëllimi është i qarte. Shantazh për ti mbyllur gojën opozitës e për ti zhytur të gjithë në llumin e krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës e bandës së tij.
Njeriu i faktuar nga sherbimet sekrete te vendeve partnere si i lidhur me krimin, njeriu qe ve ne dispozicion te trafikanteve makinen e tij, partneri i krimit, shpifesi, ordineri do te pergjigjet per kete sajese ordinere.
Keqardhje per mediat e keqperdorura te cilat sot i detyrohen nje ndjese publike vellait dhe familjes time.
Sa per mua as nuk trembem as nuk shantazhohem. Perballe do me kete dite per dite, bashke me opoziten, Sajmir Tahiri dhe banda qe drejton, shkruan Alibeaj.