Këngëtarja Alicia Keys ka thënë se nuk do të incizoj këngë më, nëse atë këngë nuk do të mund ta interpretoj “live”.



Këngëtarja e hitit “The Doesn’t Mean Anything” ka refuzuar që të shkoj në studio për të përpunuar këngët e saj nëse instrumentalit nuk i përshtatet vokalit të saj.



“Kurrë nuk dëshiroj që të përdori miksimin në zë”, ka thënë ajo. “Nuk dëshiroj që ky software të jetë i pranishëm edhe në jetën tim. Nuk ju preferoj edhe të tjerëve ta përdorin. Mirëpo, nëse nuk mund ta këndoj një këngë atëherë nuk e incizoj atë”.



Alicia ,gjithmonë i kompozon vet këngën e reja madje ndonjëherë përdor telefonin për të kompozuar notat pasi që thotë se është shumë kreativ.



“Kam krijuar disa nota në telefonin tim celular disa ditë më parë”, tha ajo. “Kam një ide të vjetër për një këngë që do ta quaj ‘Holy Love”. Por ky është vetëm titulli. Do të jetë një këngë për dashurinë dhe romancat, por mund të jetë sikurse një këngë e cila mund të bëhet edhe si zile që ju zgjon nga gjumi në mëngjes”, ka thënë këngëtarja.