Pas suksesit të madh me filmin e shkurtër “Iliriana”, regjisori Ernest Meholli ka perfunduar realizimin e filmit të gjatë holandezo-kosovar. “Gone Back” është model i bashkëpunimit mes artistëve shqiptarë dhe të huaj, qe tashme ka perfunduar fazen e postproduksionit dhe se shpejti pritet te publikohet.


“Gone Back” eshte nje prodhim i “EM FilmWorks”, ndersa luajne artistë të njohur, holandezë por edhe shqiptarë.

Ne rolet kryesore interpretojne Astrit Alihajdaraj,Blerim Destani,Hanna Verboom,Karin Jessica Jansen, Refet Abazi,Ynli Tittndersa ne rolet kryesore interpretojne Astrit Alihajdaraj,Blerim Destani,Hanna Verboom,Karin Jessica Jansen, Refet Abazi,Ynli Titt etj.



Aktori kryesor i filmit “Gone Back”, Astrit Alihajdaraj, ishte protagonist në filmin e parë të Mehollit.Ndërsa aktorin Blerim Destani e vendos në një pozicion tjetër në film, duke e bërë në njëfarë mënyre rival me personazhin kryesor.



Filmi ‘Gone Back’ fokusohet tek jeta e një të riu i cili kthehet nga lufta dhe nuk ka më identitet. Ai llogaritet si i vdekur. Ai mundohet atë ta rikthejë, në disa raste edhe me dhunë, por vjen në përfundim që duhet ta pranojë të kaluarën dhe të fillojë një jetë të re me një identitet te ri.



Ernest Meholli është një regjisor i ri nga Kosova që jeton në Holandë, atje ka mbaruar studimet për regji filmi në akademinë e njohur të filmit në Amsterdam “Netherlands Film And Television Academy”. Para studimeve në regji, Meholli kishte mbaruar Akademinë e Arteve, dega art figurativ në Holandë./Indeksonline/