Juventusi, si pjesë e një skenari të dytë, mund të humbasë Massimiliano Allegri dhe duhet të kthehet në merkaton e trajnerëve me ngut. Por, momenti i dilemave zgjati shumë pak. Kaq pak ditë ishin të mjaftueshme për teknikun nga Livorno që të rinovojë dashurinë e tij për ngjyrat e Juventusit dhe të hedhë poshtë Real Madridin.


Siç është raportuar nga Gazzetta dello Sport, në fakt, Real Madridi ka hetuar që tia japë Massimiliano Allegrit postin e Zidane, para se të merrte një përgjigje negative. E gjitha filloi me një telefonatë nga Adriano Galliani, një mik i madh i Florentino Perez, me të cilin Allegri ka mbajtur marrëdhënie të shkëlqyera. Nëpërmjet ish-drejtorit menaxhues të Milanit, trajneri i Juventusit e ka informuar presidentin e Real Madridit se nuk është i interesuar këtë kohë për ofertën e tij.


Para së gjithash, sepse ka respekt për Zonjën e Vjetër, me të cilën tashmë ka planifikuar sezonin e ardhshëm dhe merkaton disa javë më parë. Por, Allegri ka edhe ndjenjën se nuk është koha më e mirë për të shkuar te Real Madridi, pas fitimit të tri Ligave të Kampionëve radhazi, pas lamtumirës së mundshme të Ronaldos dhe pritshmërive të mëdha.


5 qershor (gazeta-Shqip.com)