Fernando Alonso e ka pranuar pa shumë bujë verdiktin e kësja fundjave në Cmimin e Madh të Anglisë në Silverstone, por ka shkundur skuadrën e tij që të reagojë në aktin tjetër të Formula 1.

Në bisedë me tifozët në sajtin zyrtar të Ferrarit, piloti asturian është përgjigjur pa lojë fjalësh.

“Duhet të jemi më të bashkuar, të shohim përpara dhe të mos e humbim motivimin pasi ende jemi në garë për titullin. Gara si ajo e zhvilluar në Silverstone më shtojnë dëshirën për të provuar sërish. Cdo pikë e fituar do të na jepte më shumë peshë”, tha Alonso në bisedë me tifozët. Piloti nga Oviedo e sheh me optimizëm pjesën e mbetur të sezonit, tani që janë 5 emra në garë matematikore për titullin.

Alonso nuk mund të mos fliste edhe për triumfin e kombëtares spanjolle të futbollit. “Ishte fantastike të shikoje Spanjën kampione të botës dhe e merituam. E kotë të them që Iniesta është futbollisti im i preferuar që para kësaj ndeshjeje”.