- Kampioni në fuqi në Formula 1, spanjolli Fernando Alonso ka fituar në garën për Cmimin e Madh të Monakos, që u zhvillua dje pasdite në shtegun e Monte Karlos.
Alonso e përfundoi garën me kohën 1:40:29,32, derisa pas tij në cak hyri shoku i tij i skuadrës, Luis Hamilton, me 4 sekonda kohë më të dobët, derisa në podium u ngjit edhe braziliani i Ferrarit, Felipe Masa, me madje 9 sekonda kohë më të dobët se sa Alonso. Kjo ishte fitorja e 150-të e Meklarenit në Formula 1, derisa 26-vjecari spanjoll tashmë ka barazuar kuotën e pikëve me Luis Hamiltonin në kreun e renditjes.

REZULTATET:
1. Fernando Alonso (ESP/McLaren-Mercedes) 1:40:29.329
2. Lewis Hamilton (GB/McLaren-Mercedes) 4.095
3. Felipe Massa (Bra/Ferrari) 1:09.114
4. Giancarlo Fisichella (Ita/Renault) 1:14.000
5. Robert Kubica (Pol/BMW Sauber) 1
6. Nick Heidfeld (Ger/BMW Sauber) 1
7. Alexander Wurz (Aut/Williams) 1
8. Kimi Raikkonen (Fin/Ferrari) 1
9. Scott Speed (USA/Toro Rosso) 1
10. Rubens Barrichello (Bra/Honda) 1

RENDITJA:
1. Fernando Alonso (ESP) 38
2. Lewis Hamilton (GB) 38
3. Felipe Massa (Bra) 33
4. Kimi Raikkonen (Fin) 23
5. Nick Heidfeld (GER) 18

KONSTRUKTOR:
1. McLaren-Mercedes 76
2. Ferrari 56
3. BMW Sauber 30
4. Renault 16