Jonida Tashi



Ambasada Italiane bën të ditur procedurat e reja që duhet të ndiqen nga shtetasit shqiptarë për bashkimin familjar. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Ambasada Italiane njofton se duke nisur nga data 1 shtator 2008 personat me banim në Rrethin Konsullor të Tiranës, që dëshirojnë të paraqesin kërkesë për bashkim familjar (bashkëshort dhe/ose fëmijë) me një qytetar shqiptar me banim në Itali, duhet të ndjekin procedurat e mëposhtme. Fillimisht të interesuarit duhet të caktojnë takim përmes shërbimit “call center” të Ambasadës në numrin 0900 404 4000. Pas kësaj ata duhet të paraqiten në ditën e caktuar pranë agjencisë “Albanian Courier” (Union Net) më të afërt dhe të dorëzojnë dokumentet e nevojshme, të cilat do t’i përcillen përmes postës Ambasadës Italiane në Tiranë. Pasi zyra e vizave e Ambasadës Italiane të ketë vlerësuar dokumentacionin e paraqitur, personi do të lajmërohet për t’u paraqitur pranë Zyrës Konsullore për identifikimin, pagesën e vizës dhe plotësime të mundshme të dokumentacionit.

Dokumentet

Dokumentacioni që duhet paraqitur pranë agjencisë “Albanian Courier” (Union Net) më të afërt, i nevojshëm për të gjitha tipologjitë është: Formular për kërkesën e vizës (duhet plotësuar një formular për çdo person. Formulari duhet të plotësohet tërësisht dhe të firmoset. Për të miturit formulari duhet të firmoset nga të dy prindërit. Pasaporta e vlefshme (pasaporta duhet të jetë e vlefshme të paktën tre muaj pas mbarimit të afatit të vizës së kërkuar). Fotokopje e pasaportës. Një fotografi, format pasaporte. Fotokopje e Autorizimit (Nulla Osta) lëshuar nga Sporteli i Vetëm i Emigracionit. Ndërsa për bashkimin familjar me bashkëshortin ose bashkëshorten nevojiten edhe dokumente të tjera shtesë, që janë: certifikata e martesës dhe leja e qëndrimit e vlefshme e qytetarit shqiptar rregullisht banues në Itali.

Fëmijët

Po ashtu, edhe bashkim familjar i fëmijëve me prindërit kërkon disa dokumente të tjera shtesë, si: Certifikatë lindje e djalit/vajzës; Certifikatë familjare; Fotokopje e lejes së qëndrimit të prindërve (nëse vetëm njëri prej prindërve është banues në Itali, prindi me banim në Shqipëri duhet të paraqesë një akt pëlqimi për çatdhesimin e djalit/vajzës, përpiluar nga një noter shqiptar, të përkthyer në italisht dhe të noterizuar. Firma e noterit duhet të legalizohet pranë Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Ambasada Italiane kujton se formularët për kërkesën e vizës dhe listat me dokumentet e nevojshme shpërndahen falas pranë Ambasadës, pranë agjencisë Albanian Courier” (Union Net), janë të afishuara brenda dhe jashtë ambienteve të Zyrës Konsullore dhe mund të shkarkohen në adresën e Ambasadës (www.ambtirana.esteri.it). Kurse dokumentet e Gjendjes Civile, të lëshuara jo më parë se tre muaj nga autoritetet shqiptare, duhet të jenë të përkthyera në italisht dhe të noterizuara. Firma e punonjësit të Gjendjes Civile dhe firma e noterit duhet të legalizohen pranë Ministrisë së Jashtme shqiptare.





Dokumentacioni



Dokumentacioni që duhet paraqitur pranë agjencisë “Albanian Courier” (Union Net) më të afërt:

Formular për kërkesën e vizës (duhet plotësuar një formular për çdo person). Formulari duhet të plotësohet tërësisht dhe të firmoset. Për të miturit formulari duhet të firmoset nga të dy prindërit).

Pasaporta e vlefshme (pasaporta duhet të jetë e vlefshme të paktën tre muaj pas mbarimit të afatit të vizës së kërkuar).

Fotokopje e pasaportës.

1 fotografi, format pasaporte.

Fotokopje e Autorizimit (Nulla Osta) lëshuar nga Sporteli i Vetëm i Emigracionit.





26 Gusht 2008