Ambasadori amerikan Donald LuAmbasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu do të zhvillojë sot në orën 15:30, një bashkëbisedim online me qytetarët në lidhje me korrupsionin.


Me anë të një njoftimi në faqen e “Facebook”, ambasada amerikane u bën thirrje qytetarëve të postojnë pyetjet e tyre. Përparësi do t’u jepet pyetjeve që kanë të bëjnë më korrupsionin.


Postimi i plotë


Të dashur miq, sot në orën 15:30, Ambasadori Donald Lu do të bisedojë me ju drejtpërdrejtë mbi përpjekjet e vazhdueshme për të luftuar korrupsionin dhe për të ndarë mendimet e tij se çfarë mund të bëni ju këtu në Shqipëri. A e keni postuar pyetjen tuaj? Mund ta postoni tani vetëm në këtë link: https://goo.gl/ygnVPW


Ambasadori do të fillojë bisedimin në orën 15:30 dhe do përpiqet tu përgjigjet sa më shumë pyetjeve që të mundet. Përparësi do tu jepet pyetjeve që lidhen me temën kundër korrupsionit.


15 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim Ambasadori Lu, bashkëbisedim online për korrupsionin u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.