Ambasadori Donald Lu viziton një Qendër Votimi në Vorë.
Ambasadori bisedoi me komisionerë dhe votues për procesin e votimit dhe tha se “unë jam njëri prej pothuajse 300 vëzhguesve ndërkombëtarë, së bashku me qindra vëzhgues të tjerë vendorë, të cilët po i monitorojnë këto zgjedhje nga afër. Ne jemi këtu për të mbështetur qytetarët shqiptarë dhe të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhje të mbara qytetarëve shqiptarë!”.