E përditshmja më e madhe austriake Der Standard i është referuar Gazetës Express lidhur me artikullin “Ambasadori brutal", sipas të cilit ambasadori i Austrisë në Kosovë, Walter Maria Stojan, ka rrahur gruan e tij.
Gazeta Express pati raportuar se Ambasadori i Austrisë në Prishtinë, Walter Maria Stojan, ka rrahur gruan e tij, Irina Stojan Kariskowa. Gruaja e diplomatit ka kërkuar ndihmën mjekësore. Mjekët kanë treguar se nga goditjet, disa pjesë të trupit të gruas së ambasadorit kanë qenë të nxira.
“Irina Stojan Kariskowa nuk ka bërë pak kontrolle. Përveç marrjes së infuzionit, ajo ka bërë thuajse të gjitha fotografimet e rënda e të lehta, gati për të gjitha pjesët e trupit. Burime të Expressit patën sqaruar se ajo ka qenë e shoqëruar nga dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës si dhe një përkthyes. Për më shumë se tri orë, Irina Stojan Kriskowa ka qëndruar në dhomat e reanimit të Qendrës Emergjente në Prishtinë”, pati shkruar Gazeta Express.
Ndërsa, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, Peter Launsky-Tieffenthal ka folur lidhur me këtë incident për der Standard. Ai ka bërë të ditur se Ambasadori Stojan është dërguar në pushim të dhunshëm.
“Ambasadori Stojan erdhi në Vjenë në fundjavën e kaluar. Ai ka raportuar lidhur me mendimin këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ai ka treguar edhe për incidentin dhe ka shpjeguar ngjarjen sipas këndvështrimit të tij. Ne kemi kërkuar që ai të raporton me shkrim. Ambasadori tani është dashur t’i zgjasë pushimet e tij”, ka thënë Launsky-Tieffenthal.
Artikulli në Gazeta Express - http://www.gazetaexpress.com/web/index.php/artikujt/lexo/35150/C4/C15
Artikulli në Der Standard - http://derstandard.at/1277338982546/Ambasadori-brutal-Oesterreichs-Botschafter-im-Kosovo-soll-seine-Frau-geschlagen-haben