Ambasada amerikane ka riperseritur gjate dites se djeshme se firma amerikane SAC nuk ka kontaktuar me autoritetet e kesaj perfaqesie te akredituar ne Tirane. Nderkohe, dje, ne qytetin e Durresit ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhon Uidhers, ka ngushelluar edhe nje here familjaret e viktimave te tragjedise se Gerdecit. "Ngushellime ne emer te ambasades amerikane si dhe ne emer te qeverise amerikane, per humbjen e madhe dhe demet e shkaktuara si pasoje e shperthimit", tha gjate nje takimi me oficere te policise shqiptare perfaqesuesi i qeverise amerikane ne Tirane. Nder te tjera ambasadori amerikan u shpreh se gjate tragjedise, ai i ka qendruar afer te mbijetuarve, duke i afruar mbeshtetjen e qeverise amerikane si dhe ka anuluar shume takime zyrtare gjate kesaj periudhe. Ambasadori i SHBA mori pjese ne nje seminar per trajnimin e 24 oficereve te policise, qe do te merren ne menyre te posacme me parandalimin e trafikimit te qenieve njerezore.
K. Jaupaj