TIRANE- Ambasadorja e Britanise se Madhe ne Shqiperi Fiona Mcllwham tha sot se oferta e bere nga Partia Socialiste per zgjidhjen e krizes poltike eshte premtuese. Duke folur ne konferencen per aderim ne BE Mcllwham tha se institucionet demokratike jane jetike dhe se shteti nuk duhet te varet nga tekat e politikes.




Duke e vene theksin tek zgjidhja e krizes Mcllwham u shpreh se reformat qe Shqiperia duhet te ndermarre ne sherbim te anetaresimit ne BE nuk mund te behen pa dialog.











Kreu i Partise Socialiste Edi Rama pak dite me pare u takua ne Bruksel me komisionerin per zgjerimin Stefan Fyle te cilit i shprehi nga afer rendesine e transparences se zgjedhjeve te shkuara e cila do ti hapte rruge me pas reformes zgjedhore.




Sipas njoftimit te Parise Socialiste qellimi i vizites ishte diskutimi i krizes politike dhe gjetja e nje zgjidhje e cila do te mundesonte njeherazi transparencen e zgjedhjeve te fundit dhe nisjen e reformes zgjedhore. Diskutimi i perqendrua vecanerisht ne oferten e fundit te Partise Socialiste e cila ne fillim te javes u pershendet edhe nga zyra e komisionerit Fyle qe e cilesoi kete oferte si nje mundesi per zgjidhjen e ngercit politik duke ftuar qeverine qe ta pranonte kete kompromis




eshtje te tjera te cilat u preken gjate bashkebisedimit ishin edhe liria e medias ku kreu i opozites ka vene ne dijeni komisionerin Fyle per presionin e kanosjes qe ushtron qeveria shqiptare rregullisht ndaj botuesve te shtypit kritik. Rama gjithashtu gjate takimit ka shfrytezuar mundesine per ti shprehu mirenjohjen komisonerit Fyle per mbeshtetjen qe Komisioni Europian dhe vendet anetare u dhane shqiptareve duke liberalizuar vizat.






Nje dite me pare Rama i dergoi nje leter perfaqesuesve ne Shqiperi te vendeve anetare ne BE dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes mbi oferten e PS-se per zgjidhjen e krizes.




Rama ne leter shkruan se oferta e PS-se eshte e bazuar totalisht ne Rezoluten e Parlamentit Evropian dhe ne te kerkohet hetim te plote te materialeve zgjedhore.

Nepermjet letres Rama ve ne dijeni se oferta i eshte dorezuar kryeministrit Berisha ne formen e nje projekti firmosur nga 30 deputete te opozites duke hequr dore nga fletet e votimit per hir te kompromisit te domosdoshem ne funksion te daljes nga kriza.




Po dje deputeti i Patise Demokratike italiane Piero Fassino ka bere thirrje per zgjidhje te krizes duke u mbeshtetur ne oferten e fundit te bere nga Partia Socialiste. Ne nje interviste ne mediat shqiptare Fassino ka mbeshtetur oferten e PS-se per hetimin e zgjedhjeve.

shte bere nje propozim nje propozim mbi nje komision hetimor parlamentar qe te verifikoje mbarevajtjen e zgjedhjeve dhe te lejoje qe te identifikohen se cfare reformash duhet prezantuar per te lejuar qe zgjedhjet e tjera te jene transparente dhe te rregullta. Ky komision gezon konsensusin dhe mbeshtetjen e Parlamentit Europian te Keshillit te Europes dhe gjate ketyre oreve edhe te komisionerit te BE per zgjerim- theksoi Fasino duke i bere apel qeverise te pranoje oferten.




Letren e plote te Rames e lexoni duke klikuar ne PDF.














Shikoni dokumentin ne pdf