Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 10 shkurt, NOA -
Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Tiranë, Fiona Mciluhan, i sugjeron qeverisë të
përmirësojë klimën e biznesit, kryesisht në sektorët problematikë. Sipas saj,
në këtë vit të vështirë ekonomik për të gjithë globin, Shqipërisë i duhet të
vijojë reformat që të tërheqë më shumë investitorë të huaj.

Ne shpresojmë që
qeveria do të vijojë me reformat, në ato sektorë problematikë të cilët ne i
dimë që ekzistojnë. Është e rëndësishme që qeveria të përqendrohet në
përmirësimin e kuadrit ligjor, si në tendera apo në fushën e liçensimeve për
zbatueshmërinë e kontratave.

Në këtë mënyrë investitorët do të jenë më të
motivuar për të investuar, - u shpreh Mciluhan. Gjatë një takimi me biznese të
Dhomës Britanike të Tregtisë, ambasadorja tha se qëllimi i qeverisë së saj
është të mbështesë Shqipërinë në anëtarësimin e Bashkimit Europian.

Por sipas saj ky proces nuk kërkon vetëm
plotësimin e kritereve politike, por edhe ato ekonomike.  

r.l/n.e/NOA