TIRANË-Në prag të zgjedhjeve vendore, Ambasada britanike në Shqipëri ka apeluar sot për një proces zgjedhor pozitiv e transparent si një mundësi për të forcuar demokracinë në vend dhe mundësi për të arritur në BE.
“Këto zgjedhje janë një mundësi e rëndësishme për Shqipërinë. Ato janë një mundësi për të gjithë shqiptarët që zëri i tyre të dëgjohet dhe ata të vendosin për politikat vendore, një mundësi për zyrtarët, politikanët, komisionerët dhe policinë që të punojnë së bashku për të mbështetur qytetarët e tyre dhe një process pozitiv e transparent. Këto zgjedhje janë edhe një mundësi për Shqipërinë për të forcuar më tej përparimin e saj si komb demokratik evropian. Unë shpresoj se Shqipëria dhe shqiptarët do ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, shprehet Ambasadorja britanike Fiona Mcllwham në mesazhine sotëm drejtuar shqiptarëve më rastin e këtyre zgjedhjeve.

Ambasadorja britanike shprehet gjtihashtu në mesazhin e saj drejtuar sot shqiptarëve se qeveria britanike dëshiron të shohë Shqipërinë të ecë e vendosur drejt anëtarësimit tëe Bashkimit Europian.
“Qeveria Britanike dëshiron të shohë Shqipërinë duke ecur në mënyrë të vendosur drejt anëtarësimit në BE. Zgjedhjet e suksesshme lokale, të kryera me profesionalizëm dhe integritet janë jetike për të arritur këtë. Ne ju urojmë sukses në 8 Maj dhe në avzhdimin e reformave”.

(d.b/BalkanWeb)