Ambasadorja gjermane Karola Myler Holtkemper ka vizituar zyrat qendrore
te Top Channel, te piramida, ku eshte takuar me drejtuesit e
televizionit dhe emisioneve te njohura te Top Channel.

Kjo eshte vizita e dyte e zonjes Holtkemper ne ambientet e Top Channel brenda tre muajve, ku ajo ka diskutuar me drejtuesit e televizionit per problematiken aktuale te Top Channel, ceshtje qe shqetesojne median ne Shqiperi dhe qe jane ne axhenden e ambasadores se Republikes Federale te Gjermanise dhe te perfaqesuesve te tjere te komunitetit nderkombetar ne Tirane dhe jo vetem.



Zonja ambasadore kerkoi informacion te detajuar dhe te njihej me zhvillimet me te fundit, diskutoi dhe dha mendimin e saj mbi to, duke mbeshtetur punen e Top Channel gjate viteve, pune kjo qe e ka bere ate televizionin me te ndjekur dhe te rendesishem ne vend.