Partia Demokratike thotë se rregullorja e re e Kuvendit nuk përmban seancë dëgjmore. Sipas deputetit demokrat Eduart Halimi, amendimet për rregulloren kërkojnë përmirësimin e procedurës së seancës dëgjimore, procedurë e cila për pasojë ka edhe votimin e hapur.






“Kur është aprovuar rregullorja e re, ajo nuk përmbante seancë
dëgjimore. Deputetët nismëtarë kërkojnë përmirësimin e procedurës së
seancës dëgjimore. Në vendet ku zbatohet seanca dëgjimore votimi është i
hapur. Seanca dëgjimore që bëhet në Senatin Amerikan është e hapur dhe
votimi është i hapur. Ftojmë zotin Rama të mos i druhet transparencës”,
tha Halimi.



Ndërkohë, kreu i grupit socialist Gramoz Ruci në një letër dërguar
kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli i quan antiligjore amendimet e
rregullores. Sipas tij, opozitës i takonin pesë anëtarë ndërkohë që i
janë dhënë katër, duke theksuar se Shpëtim Idrizi nuk është deputet i
opozitës. Anëtarët e opozitës janë caktuar pa u lajmëruar Partia
Socialiste, thotë në letrën e tij Ruci.



Anisa Braho










< I mëparshmi