Vargje nga Arben Duka
Arvizu o i bekuar,
Me regjimin je rreshtuar,
Mirë të gjitha o xhaxha,
Po për Nanon si ta dha?!
Që ke shtuar dashurinë
Me Saliun, gjithë e dinë,
Tani do që me një hopa
Nanon ta kërresh nga gropa?
Sala yt na batërdisi,
Po na ha si lënde lisi,
Ti do ngjallësh o i vjetër,
Edhe një të keqe tjetër?!
Arvizu të kanë kurdisur,
Që nga dita që ke nisur,
Pse kërkon o yll e dritë,
Të na lësh pa opozitë?
Këtu puna po na ec,
për çdo ditë dreq e më dreq,
Gjersa dot një punë se ndreq,
Mos na ngatërro më keq!
Ty të priftë o shok e mbara,
Se na dende me shakara,
Si tani dhe më përpara,
Na pandeh të gjithëve zara!
Hë tu bëfsha, tu shtoftë vula,
Lëri lojërat me celula,
Po se ndjen të ëmbël çajin,
kërkoje te vetja fajin|!
Tek të tjerët faj mos shty,
Ka që nuk të duan ty,
Por mos lyp për gojë të liga,
Sepse ti sje Amerika!
Amerika smbron kusarët,
Është armike me barbarët,
Ajo i flet Shqipërisë,
Nga Statuja e Lirisë!