A​mbasada Amerikane nesër do të bëjë dorëzimin e pajisjeve për Policinë Kufitare dhe Doganën e Kosovës, një donacion përmes programit EXBS e që bartë vlerën prej 295.000 mijë dollarë.




Pjesë e ceremonisë do të jenë Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, ambasadorja Amerikane në Kosovë Tracey Ann Jacobson, Ministri i Financave Besim Beqaj, si dhe zyrtarë të ICITAP-it, PK-së dhe Doganës së Kosovës.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Ceremonia do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 14:00 në objektin kryesor të MPB-së.