foto akmAgjencia Kombëtare e Mjedisit prezantoi sot monitorimin e gjendjes në mjedis për vitin 2015 në rang vendi.


Në fjalën e tij kreu i AKM-së. Julian Beqiri  theksoi se monitorimi i kryer është një risi pasi sjell shtim të stacioneve si edhe të treguesve të monitorimit.


Këtë vit Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka shtuar 98 stacione të reja monitorimi ose 12 % më shumë krahasuar me dy vite më parë. Gjithashtu kemi rritur treguesit e monitorimit me 25 ose me 10% krahasuar me periudhën 2013-2014, u shpreh Beqiri.


Për herë të parë gjatë vitit 2015 është kryermonitorimi i cilësisë së ajrit përmes tubave pasiv që realizohet për të bërë shqyrtimin paraprak të nivelit të ndotjes në 42 pika në 18 qytete që nuk mbulohen nga monitorimi sistematik deri tani.


Duke iu referuar shtimit të numrit të stacioneve të monitorimit edhe për ujërat larës kreu i AKM-së tha: Kemi një përmirësim të cilësisë së plazheve, ndërsa gjatë 2016-ës i do të çojmë numrin e stacioneve në 100, nga 78 në 2015-n, duke sjellë kështu një panoramë më të plotë të cilësisë së plazheve, në mënyrë që pushteti lokal të ndërhyjë aty ku është e nevojshme.


Raporti vjetor tregon se liqenet kanë ruajtur të njëjtën cilësi, ndërsa vërehen ndryshime në cilësinë e ujërave të lumenjve.


Gjithashtu kreu i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit u shpreh se monitorimi i faunës së egër tregon rezultate pozitive të zbatimit të moratoriumit të gjuetisë, ku thuajse të gjitha speciet e monitoruara janë shtuar gjatë këtyre dy viteve.


11 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)