Anbeta Toromani, rikthehet sërish në skenën italiane, por kësaj radhe jo më si një balerinë, por në rolin e gjyqtares.




Për dhjetë vjet rresht Anbeta ka pasur rolin e balerinës profesioniste, ku së bashku me balerinët e tjerë, shoqëronin konkurrentët në spektaklin tepër popullor në Itali. Në edicionin e vitit 2002-2003, Anbeta u rendit e dyta, dhe më pas falë talentit të saj u përzgjodh që të ishte një nga balerinat profesioniste në programin e Maria De Filippi-t.




Këtë vit Toromani është rikthyer sërish në “Amici” së bashku me Klejdi Kadiun. Kësaj radhe Ajo është në rolin e komentatores kryesore dhe gjyqtares së veçantë, duke qëndruar kështu në krah të të madhit Çelentano. “Nuk dihet nëse do të jetë vetëm në rolin e gjyqtares apo do të marrë pjesë edhe si balerinë, por rikthimi i saj në ekranin italian është një kënaqësi për shumë spektatorë”, -kanë shkruar mediat italiane.