TIRANE – Sardian Sulejmani, anëtari i bandës së Durrësit, i akuzuar për dhunë ndaj gardianëve të burgut 302, do të gjykohet me procedura të gjykimit të shkurtuar. Kërkesën për ta zgjidhur çështjen në gjendjen që ndodhen aktet e përgatitura nga Prokuroria, e paraqiti dje në gjykatë avokati mbrojtës i të pandehurit, pasi vetë i akuzuari Sulejmani nuk u paraqit në seancë. Sulejmani akuzohet se ka penguar efektivët e policisë së burgut të ushtronin kontroll në qelinë e tij, duke i qëlluar ata. Ndërkohë mbrojtja pohon se, në fakt ngjarja ka qenë krejt ndryshe nga ajo e administruar në dosjen që Prokuroria ka dërguar në gjykatë. Sipas tij i pandehuri Suljemani është viktimë e dhunës policore, të cilët nisur pas saj, e denoncuan të burgosurin para se ta bënte ai të njëjtën gjë.