Arrin në 27 numri i të prekurve nga virusi H1N1 në Angli dhe pesë shkolla janë mbyllur për shkak se nxënës të këtyre shkollave janë prekur prej këtij virusi. Tre nga shkollat e mbyllura ndodhen në Londër, një në Devon dhe tjetra në Gloucestershire të jugut.



Ministria e Shëndetësisë së Anglisë nisi nga dita e sotme të shpërndajë në çdo shtëpi broshura me informacionin e nevojshëm rreth virusit të gripit të derrave.



Në Angli mësohet se priten përgjigjet e testeve të 300 personave të dyshuar të prekur me këtë virus.