Angli, rritet shqetësimi nga gripi

Një rritje e shpejtë prej 50% e të infektuarve nga gripi u shënua në vetëm tre ditë në Angli, ndërsa të paktën 460 pacientë janë të shtruar nën kujdes të vazhdueshëm, bëri të ditur gjatë drekës “BBC”.


Departamenti i Shëndetësisë lajmëroi se të hënën, numri i të shtruarve ishte vetëm 302. Grupmoshat e reja janë veçanërisht të goditura. Pavarësisht rritjes, autoritetet thonë se ishin të përgatitura për një situatë të tillë që më parë.


Deri tani, 27 persona kanë humbur jetën gjatë stinës së dimrit. Një vit më parë, në dhjetor, janar e shkurt, pothuajse 500 persona vdiqën nga gripi në Angli. Nëse shërbimet mjekësore kanë qenë më të përgatitura, këtë do ta tregojnë statistikat në pranverë.