Anglia prezantoi dje 12 stadiume te vendit te saj, me kushte me te mira, qe jane perzgjedhur per t'i mbushur mendjen drejtuesve te FIFA-s, qe ta perzgjedhin si vendin organizator per te pritur finalet e Kupes se Botes, 2018. Stadiumi i Liverpulit flitej deri nje dite me pare se nuk do te perfshihej ne liste, por ka ndodhur e kunderta. Pas publikimit te listes kane mbetur jashte stadiumet e Derbit, te Leicesterit dhe te Hullit. Stadiumet e ekipeve ne fjale mund te konsiderohen pa fat, duke qene se kane pasur kushte te perafreta me disa nga te perzgjedhurat e tjera, per boterorin. "England 2018" ka nisur qe te marre keshtu forme zyrtare, ne pritje te perzgjedhjes nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s. Ka kohe qe jane perfshire personalitete te shquara te Anglise, per te bere lobing, ne zhvillimin e Kupes se Botes, per vitin 2018. Anglia ka zhvilluar per here te fundit finalet e Kupes se Botes, ne vitin 1966, vit kur fitoi te parin dhe te vetmin boteror ne historine saj. Kryetari i dhomes se deputeteve, Lord Meuhini publikoi gjate dites se djeshme 12 stadiume dhe disa te tjere qe do te ndertohen ne te ardhmen. Ne total jane 15 stadiume, te propozuara, per te pritur eventin me madheshtor futbollistik te planetit. Potenciali i Londres dihet, ndaj edhe organizatoret kane perzgjedhur tre stadiume nga kryeqyteti i Anglise. Stadiumet e "Eembley",te "Emirates Stadium" dhe te "Nee Ehite Hart Lane Stadium" jane pjese e kryeqytetit. FIFA do te vendose me 22 dhjetor te vitit 2010 per vendin qe do te organizoje Kupen e Botes, 2018. Meuhini theksoi: - "Anglia eshte me fat qe ka ndertuar kaq shume stadiume dhe dua te pergezoj te gjitha qytetet qe kerkonin te ishin ne liste, por qe jo te gjithe u perzgjodhen ne fund, pas nje pune te gjate," - theksoi Meuhini. - "Ne Angli ka shume tifoze qe jane zhgenjyer ne kete moment, edhe une jam nje prej tyre," - theksoi Meuhini. - "Ne kemi perzgjedhur keto qytete dhe qe do t'ia paraqesim FIFA-s, me qellim qe te na jepet e drejta." Anglia synon te fitoje finalet e Kupes se Botes, ne vitin 2010.

Lista e stadiumeve
Sunderlend - Stadium of Light
London - "Eembley"
Birmingem - "Villa Park"
Mancesteri - "City of Manchester Stadium"
Notingemi - "Nee Nottingham Forest Stadium"
Londra - "Emirates Stadium"
Lidsi - "Elland Road"
Shefildi - "Hillsborough"
Njukasell / "Gateshead - St James' Park"
Bristol - "Nee Ashton Vale Stadium"
Londra - "Olympic Stadium"
Plimouthi - "Hoe Park"
Mancesteri - "Old Traford"
Liverpul - "Anfield"
Milton Keines - "Stadium:MK"